Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, i ka uruar mirëseardhje deputetes më të re të kësaj partie, Doarsa Kica – Xhelili.
Lushaku – Sadriu tha se ardhja e saj është lajm i mirë për LDK-në dhe Forumin e Gruas në veçanti.
“Kauzën për avancimin e gruas në politikë dhe shoqëri do ta fuqizojmë edhe më shumë bashkë me gratë e Forumit”, ka shkruar Lushaku – Sadriu.
Kujtojmë se sot ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i cili e prezantoi prurjen e re në partinë e tij nga Lista GUXO, Doarsa Kica – Xhelilin.