Emmerson: Veseli kërkoi që secili të bashkëpunoi me Specialen, UÇK ishte lëvizje popullore kundër gjenocidit

Aktuale

Emmerson: Veseli kërkoi që secili të bashkëpunoi me Specialen, UÇK ishte lëvizje popullore kundër gjenocidit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:31
Ben Emmerson

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka bërë sot paraqitjen e tij të radhës në mbrojtje ndaj klientit të tij, duke iu paraqitur para të pranishmëve, qëndrimin e prerë të tyre.

Emmerson ka deklaruar se një prej temave që del në pah në parashtrimet e prokurorisë është ajo se për arsye të të qenit besnik ndaj të akuzuarve, pretendohet se nuk mund të jepen emrat e disa dëshmitarëve.

Sipas tij kjo do të thotë që duhet të ketë shumë prej tyre që janë shumë të besueshëm, e nuk do të jenë në gjendje të pranojnë një deklaratë të mëparshme.

Mbrojtja e Veselit i kujtoi Gjykatës Speciale se klienti i tij, qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me këtë institucion.

”Zotri [Kadri] Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë që ‘të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara, se askush nuk duhet të mendojë se mosbashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit‘. Ai më tej ka kërkuar specifikisht të theksojë këtë pjesë të deklarates që e ka bërë në momentin e arrestimit të tij, dhe në seancën e parë. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, u shpreh Emmerson.

Ai po ashtu kujtoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore.

”UÇK ishte një lëvizje e njerëzve, një përpjekje për të mbrojtur popullësinë civile, për të mbrojtur nga aktet çnjerëzore nga forcat serbe”, theksoi mes tjerash ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat