Sot gjatë ditës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur patrullimin e rregullt në vijën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht përgjat gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.
Pas kësaj, Sveçla, ka shpërndarë një video-incizim nga ajri, ku shihet Policia e Kosovës duke patrulluar me varkë nëpër liqenin e Ujmanit.
Ministri ka shkruar se Policia e Kosovës po patrullon në Ujman për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial.
“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial”, ka shkruar Sveçla.