Doarsa Kica në LDK, ky është reagimi i Anton Qunit

Aktuale

Doarsa Kica në LDK, ky është reagimi i Anton Qunit

Nga: N. Sh. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 19:40
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas kalimit të Doarsa Kicës – Xhelilit në LDK.

Ai përmes një postimi në facebook, Kicës i ka uruar mirëseardhje në LDK.

“Mirë se vjen, Doarsë!

Sa të mirë janë ata që e rinojnë shtëpinë tonë me besim, kulturë e dije”, shkruan Quni.

Ai tutje shprehet se, edhe ata që janë larguar nga LDK-ja i konsideron të mirë.

“Edhe ata që na u larguan nga shtëpia, e në të u rritën, unë ende i konsideroj të mirë. Kur të gjitha shtigjet t'u mbyllen, le të kujtojnë shtëpinë e vjetër, ku portat gjithmonë janë të hapura”, shkruan Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat