Rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së dhe MM-së dhuruan gjak në mbështetje të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

Aktuale

Rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së dhe MM-së dhuruan gjak në mbështetje të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar sot aksioni tradicional humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, për të dytën herë gjatë këtij viti.

Me qëllim të dhënies së ndihmës për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftesës për dhënie vullnetare të gjakut, krahas zyrtarëve dhe ushtarakëve, i janë përgjigjur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla si dhe këshilltari amerikan i Ministrit Mehaj, Thomas Niblock.

Përgjatë dy javëve, rreth një mijë ushtarakë të FSK-së, nga të gjitha kazermat dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dhuruar gjak.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022, në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).

Përveç aksioneve të rregullta vjetore për dhurimin vullnetar të gjakut, zyrtarët dhe ushtarakët e MM-së dhe FSK-së vazhdimisht i përgjigjen kërkesave për dhënie të gjakut, si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet tona shëndetësore.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat