Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Me këtë rast, kryetari Konjufca i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Westerlund dhe shprehu falënderime ndaj Suedisë për mbështetjen e deritashme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe eurointegrimit.
Ai njëherësh theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së proceseve që shteti ynë ka përpara.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u ritheksua gatishmëria e thellimit të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet Suedisë dhe Republikës së Kosovës.