Kurti reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Aktuale

Kurti reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pak minuta pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ai përmes një postimi në Twitter u ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore dhe popullit të Britanisë së Madhe.

“Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.

Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh ne paqe”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat