Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të cilin e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë.
Me këtë rast, kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe falënderoi Finlandën për përkrahjen ndaj Republikës së Kosovës, duke kërkuar po ashtu mbështetje për integrimin e plotë të shtetit e tonë në Bashkimin Evropian dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit dhe ambasadori Nissinen shprehën përkushtimin për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët mes Finlandës dhe Republikës së Kosovës.