Ka mjaftuar vetëm një mesazh në grupin e Viberit, që ka dërguar Doarsa Kica, për t’i njoftuar kolegët se më nuk është pjesë e Listët Guxo.
Burim Meta, deputet i kësaj partie ka treguar në emisionin Frontal se si morën vesh që Kica, po i brakisë.
“Ka qenë një shkrim i saj në grupin ku në komunikojmë ku na njoftoj se do të jem pesë e GP të LVV, nuk do të kalojë askund, nuk dua t’i bëjë publike pakënaqësitë por nuk do të jem pjesë e listës Guxo. Kjo ka qenë para një muaji dhe më vonë është larguar nga grupi”, tregon Meta mesazhin që Kica ua kishte dërguar grupit.
Meta ka thënë se as sot nuk e di arsyen e largimit të saj, pasi ajo nuk ka dhënë shenja për këtë gjë.
“Ne jemi përcaktuar për mbajtën e kuvendit të Prishtinës dhe me kërkesë të saj, se dua të jem në këtë kuvend, ne kemi shtyrë por ajo s’ka ardhur”, ka thënë Meta.