Doarsa Kica-Xhili tregon pse aderoi në LDK

Aktuale

Doarsa Kica-Xhili tregon pse aderoi në LDK

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 21:19
Doarsa Kica-Xhili

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhili ka treguar se pse ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas saj, LDK-ja ka pësuar reforma të brendshme partiake dhe se kjo ka bërë që ajo të shkojë në partinë, e cila tashmë udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, ajo e zbërtheu arsyen se pse është tërhequr nga Lista Guxo.

Krejt kjo ka ndodhur, siç tregon ajo, për shkak të kauzave që ajo ka hyrë në politikë.

“Arsyeja që jam tërhequr ka të bëjë me kauzat që kam hyrë në politikë, pra reformat për drejtësi. Nëse do varej karriera politike nga çarjet personale, do ta lija komplet këtë fushë të operimit. Unë vazhdoj të qëndroj shumë fuqishëm për kauzat që kam hyrë”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat