Kica-Xhelili: Do të jap dorëheqje nga ky komision

Aktuale

Kica-Xhelili: Do të jap dorëheqje nga ky komision

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:01
Doarsa Kica-Xhelili

E aderuara në LDK nga grupi parlamentar Guxo-LVV, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë të ditur se do të jap dorëheqje edhe nga Komisioni për Administratë Publike.

Kica-Xhelili, në Rubikon, tha se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e vendit dhe largimin e saj nga Guxo aty filluan diferencimet brenda partisë, por që vetë kishte ofruar zyrën e saj që të kishin sa më shumë diskutime.

“Zonja Osmani kishte cfarë të ofronte shtesë, natyrshëm ajo u zgjodh presidente dhe e kemi ditur që do të zgjidhet si presidente dhe me zgjedhjen e saj u bë edhe largimi nga iniciativa Guxo. Me Guxo filluam më pas disi t’i kemi rrethanat tona që na diferenconin, por ato nuk i shpërfaqëm menjëherë në fillim dhe natyrisht se kur je pjesë e diçkaje edhe duhesh të japësh një mundësi”.

“Unë personalisht e kam ofruar edhe zyrën time në Kuvendin e Kosovës meqenëse unë kam kryesuar Komisionin për Administratë Publike dhe tani do të jap dorëheqje nga i njëjti. Por kam pasur zyrën në kuvend dhe kam ofruar edhe t’i kopjojë çelësat e zyrës që si Guxo të takohemi dhe si të qëndrojmë si iniciativë politike” tha Kica-Xhelili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat