Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka treguar se kryeministri Kurti nuk e pranon një Asocacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca të forta ekzekutive që do t’ia pengonte funksionalitetin shtetit të Kosovës.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ tha se Kurti nuk do ta pranonte një marrëveshje me Serbinë nëse nuk do të kishte njohje reciproke mes dy vendeve.
“Një Asociacion me kompetenca të forta ekzekutive që kish me pengu funksionalitetin e Kosovës nuk e pranon, një asocacion që është brenda një marrëevshje që nuk ka njohje reciproke brenda nuk e pranon”, tha ai.
Gashi tregoi se kryeministri Kurti do ta pranonte vetëm një marrëveshje me Serbinë që do të kishte njohje reciproke dhe një asocacion ku të drejtat e tyre do të jenë të kushtëzuara prej minoritetit shqiptar të po atij asocacioni.
“Ky e pranon një marrëveshja që brenda ka njohje reciproke, dhe një asocacion ndoshta me njëfar kushtëzimi ku të drejtat e asocacionit të komunave me shumicë serbe kanë me qenë të kushtëzuara prej minoritetit shqiptar brenda qatij asociacioni. Dmth nëse bëhen 12 komuna me shumicë serbe i kanë kuvendet e këtyre komunale, secili kuvend I qon ka 10 përfaqësues në kuvendin e Asocacionit, këto komuna nuk janë etnikisht të pasura serbe por kanë edhe minoortiteet shqiptar brenda. Minoriteti shqiptar me qu përfaqësuses në kuvendin e Asocacionit, dhe ky kuvend mos me mujt me marr asnjë vendim pa pëlqimin e 2/3 të deputetëve të minoritet shqiptar brenda këtij asocacionit, ashtu sic minoriteti serb e kushtëzon Kosovën në kuvendin qendror, njësoj edhe minoriteti shqiptar me kushtëzu, mirëpo prapë pa njohje nuk e besoj që e pranon”, tha ai.