Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka folur për linçimet dhe kërcënimet që i ka marrë pasi aderoi te Lidhja Demokratike të Kosovës, duke u larguar përfundimisht nga Lista Guxo dhe Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tha se përveç komenteve fyese, ka marrë edhe mesazhe private teksa ia kanë përmendur edhe vajzën e saj tre-vjeçare.
“Më kanë prekur aty ku më dhemb më së shumti, te vajza ime e cila i mbush tani tri vite. Kam marrë kësi komente edhe përveç asaj çka shihet në opinionin publik.
Por i kuptoj qytetarët për mllefin e tyre”, theksoi ajo.