Lajçak flet pas takimit me Kurtin – jep detaje se çfarë biseduan

Aktuale

Lajçak flet pas takimit me Kurtin – jep detaje se çfarë biseduan

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 07:54 Përditësuar në ora: 13:33 më 09.09.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Kurti: Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë për dialog

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

U theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Ai falënderoi z. Lajçak, si dhe këshilltarët, Plötner dhe z.Bonne, për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

"Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor ", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Takimi vije pas propozimit në letrën e përbashkët të Kancelarit Scholz dhe Presidentit Macron, drejtuar Kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara shpejt.

Lajçak deklarohet për media pas përfundimit të takimit me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se me këtë të fundit diskutuan për mënyrë se si të sjellin dinamikë në procesin e dialogut.

Sapo përfunduam një takim më shumë se dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe me qu procesin përpara”.

Ka qenë një diskutim i rëndësishëm dhe nuk mund të japim detaje tjera sepse do të kemi diskutim të njëjtë sot me zotëri Vuçiq. Kjo ka qenë pjesa e parë e misionit tonë”.

Ai ishte i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Pas Kosovës, ata do të zhvillojnë një vizitë edhe në Serbi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, dy vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.

Lajçaku, Scholzi dhe Macroni takohen me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas Kosovës, ata do të zhvillojnë një vizitë edhe në Serbi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, dy vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.

Lajçak dhe këshilltarët e Sholz dhe Macron vizitojnë sot Kosovën dhe Serbinë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë sot Prishtinën dhe Beogradin.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se qëllim i vizitës është të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.

Ai ka thënë se janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një letre drejtuar Kurtit dhe Vuçiqit kanë bërë të ditur se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat