Publicistja Kimete Berisha ka komentuar intervistën e mbrëmshme të deputetes Doarsa Kica Xhelili e cila la partinë Guxo dhe grupin parlamentar të VV-së për të kaluar në LDK.
Berisha në një postim në Facebook, ka thënë se nuk është s'është asnjëherë serioze ta ndërrosh partinë pa të përzënë.
“Deputetja e larguar nga Guxo nuk është e kënaqur me të ardhmen (reformën në drejtësi) ende pa ndodhur ajo”, shkruan Berisha mes tjerash.
Postimi i plotë:
Baba Doarsa Kica Xhelili parashikon të ardhmen e zymtë!
- Deputetja e larguar nga Lista Guxo, deri në fund të Rubikonit, ish rrezik të largohet edhe nga LDK.
- Deputetja tha se u largua nga një parti ku ishte e privilegjuar, për të shkuar te një parti ku është e privilegjuar.
- E vetmja arsye që të largohet ishte pakënaqësia e saj me të ardhmen (ende pa ndodhur).
- Arsyetimi i saj për largim ishte qesharak dhe aq patetik sa që i elekrizoheshin floktë përpjetë.
- Paramendoje Vlora Çitakun, Blerta Deliun, Vlora Dumoshin, Ganimete Musliun, Lumirin, Memlin e individualitete të tjera t'i ndërrojnë partitë.
- S'është asnjëherë serioze ta ndërrosh partinë pa të përzënë.
Por, kjo deputete lodhet shpejt.
Nuk funksionon aty ku nuk bëhet vetëm dhe eksluzivisht siç do ajo.
- Se Ti nuk e ndërron partinë, ti e ndërron veç veten, derisa e gjen veten (nëse ke fat), apo derisa si te Kastaneda, 'Kur lodhesh duke lodruar (Si Mimoza), përfundon aty ku të ka zënë lodhja, dhe aty e ke vendin...
Fantastike janë mësimet e Don Huanit.
- Deputetja e larguar nga Guxo nuk është e kënaqur me të ardhmen (reformën në drejtësi) ende pa ndodhur ajo.
Pra, e parashikon të ardhmen dhe ajo e sheh që e ardhmja është e zymtë.
- Edhe reforma më e 'keqe' është e mirë.
Por, kësaj nuk i pëlqen reforma.
Dhe sa herë s'i pëlqen diçka - ia mbath. 
Është tekanjoze, e kanë lazdruar, e kanë mikluar, fjala e saj duhet të jetë e fundit dhe gjithmonë duhet të bëhet qysh do ajo - përndryshe ta thyen zemrën, të braktis.
Si ata njerëzit që duhet m'i 'luditë'- me ju ndjejt si 'lopës pa viq'.
Shpejt do ta lodh edhe Lumirin, se Lumiri është si unë, mendjemadh, nuk duron tekat e askujt...
- Ajo mendon se vetingu nuk duhet të ndodh dhe konfiskimi i pasurisë nuk duhet të ndodh...
se çka nëse ndodh që Hanko Halla nga Stambolli ta blen ty një banesë në Kosovë (mori shembull ajo), me punën që e bën Hankoja në zezën...
Ku me marrë me ta ble Halla banesën se...edhe gjyqi të fal.
Shembulli i saj ishte mallëngjyes (me halla) por magjepës (për herë të parë halla hyn në terminologjinë politike si mjet për arritjen e qëllimit).
Risi me halla.
Gjetje e bukur anipse pak e dhimbshme se dikush s'ka halla.
- Të largohesh si Vjosa Osmani nga LDK (e përzënë), e të krijosh një strehë tënden është tjetër gjë...këtë e bëjnë individualitetet që s'e durojnë 'shefin'.
Ama, të largohesh sherri i së ardhmes (së keqe) që ende s'ka ndodhur - është qesharake.
- Thuaj çka të duash, thuaje të vërtetën - më së miri, ama mos thuaj 'jam larguar shkaku i parashikimit të së ardhmes së keqe të reformës' - si Baba Doarsa Kica Xhelili Vanga.
P.S. Personalitet e mëdha nuk i ndërrojnë qëndrimet.
Njerëzve të zakonshëm u ndodh kjo, është normale, se askush s'pret prej tyre më shumë.
Kjo deputete lavdërohet si super-deputete 'pa qitë pushkë asnjëherë',
është e panjohur për ndojjë kontribut apo ndojjë punë konkrete,
asnjë fjali të saj nuk e nban kush mend,
por opozita është aq e marrosur dhe e lodhur sa 'shih me çka i ka mbetur të gëzohet'.
(Bile kish qenë mirë me pas kohë me zbulu kush e ka mësu këtë zonjë të jetë kategorikiaht kundër konfiskimit të pasurisë...se që e ka mësu' dikush po e po).
- Vetëvendosja po zvogëlohet shpejt dhe do të shuhet nga urrejtja, nga mashtrimi, nga mllefi, nga hakmarrja, nga mendësia policore, nga premtimet e rrejshme...
nga dyfytyrësia, nga standardet e dyfishta dhe mbi të gjitha nga padija...dhe kjo është rënia e tyre e sigurt.
- Kica është monotone - ky është problemi i saj kryesor, jo 'tradhtia' që thotë ajo Albulene çakalla, sepse askush kurrë nuk e tradhton askënd - përveç veten.