Ish këshilltari i krye-parlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, konsideron se aktualisht është duke iu bërë presion i madh presidentit serb Aleksander Vuçiq nga perëndimi.
Në një postim në Facebook, Tali ka shkruar se ky presion do të jetë edhe më i madh nëse Putini dorëzohet në Ukrainë.
Për këtë arsye, Tali ka thënë se qeveria e Kosovës, mund t`i rezistojë presioneve të jashtme pasi edhe pesë - gjashtë muaj pozita e Kosovës karshi Serbisë do të fuqizohet edhe më shumë.
Postimi i plotë:
“Presioni ndaj "Putinit të vogël" (Vuçiçit, per ju që ende s'e keni kuptu 🙂 ), për shkak se ai mori krah kah "Putini i madh", është në rritje e sipër.
Ky presion do të jetë edhe më i madh (apo i padurueshëm siç po thot vet Vuçe) kur Putini do të dorëzohet në Ukrainë.
E ajo ditë, sipas shumë njohësve të rrethanave, pritet të ndodhë kah prilli i ardhshëm, atëhere pra kur perfundimisht Putini bindet se startegjia e tij për ta gjunjëzuar Europën me gaz dështoi, për faktin se nga tashti Europa i ka siguruar rezervat e nevojshme për këtë dimër.
Mbase më shtrenjtë por kryesoja nuk do të bie viktimë e Putinit.
Andaj, nëse Qeveria jonë mund t'i rezistojë presioneve (qofshin ato të brendshme apo të jashtme) edhe pesë - gjashtë muaj pozita e Kosovës karshi Serbisë do të fuqizohet edhe më shumë.
Sepse "Rusia vogël" pa "Rusinë e madhe" në këtë muhabet është si "peshku n'zallë".