Analisti politik, Xhevdet Pozhari tashmë disa ditë ka filluar me një fushatë për pensionistët.
“Dinjiteti për pensionistët” është fushata e tij, e cila ka vetëm dy kërkesa.
“Të eliminohet obligimi i pakuptimtë dhe poshtërues që pensionistët të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë, dhe Qeveria t’iu ndajë subvencione për çdo muaj, deri në rritjen e pensioneve”.
Për këtë fushatë ai është takuar me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun e cila i ka dhënë përkrahje.
Mirëpo, ministri i Hkuran Murati nuk po e bën një gjë të tillë.
Ai madje as nuk po i lajmërohet në telefon, e as në sms që ia ka dërgu.
Por Pozhari thotë se, do ta telefonoj çdo ditë, dhe nëse nuk lajmërohet atëherë do t’ia publikoj numrin që ta thërrasin qytetarët.
“Prej se ka filluar fushata "Dinjitet për pensionistët", çdo ditë e kam telefonuar ministrin Hekuran Murati. I kam dërguar edhe SMS. Nuk përgjigjet.
Çdo ditë do ta telefonoj dhe nëse gjatë ditëve të ardhshme nuk lajmërohet, do t'ia publikoj numrin që ta thërrisni edhe ju.
Dinjitet për pensionistët!”, shkruan Pozhari në Facebook.