Vizita e Lajçakut, Arifi: Me siguri ka mospajtime

Aktuale

Vizita e Lajçakut, Arifi: Me siguri ka mospajtime

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:38
Dritëro Arifi

Që mesazhi i emisarit Lajçak, nënkupton përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes finale e thotë edhe profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi.

Vetëm ardhja e dy këshilltarëve kryesor të Scholz dhe presaidentit Macron që iu kanë bashkuar emisarit Lajçak po tregon që ka ardhë një dinamikë e re, pra duhet të riformatizohet dialogu, të fuqizohet edhe politikisht sepse Lajçak këtë nuk e ka pasur, pra mbështetjen politike të dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian dhe kjo rrjedhimisht nënkupton që dialogu do të merr një dinamikë të re por shpresoj që të kemi edhe një kornizë kohore tematike, dhe kjo mandej do ta përshpejtonte dhe do t’i jepte peshë më të madhe dhe seriozitet dialogut pra po shpresojmë që po i afrohemi marrëveshjes finale ligjërisht të obligueshme  për të dyja palët”, ka pohuar Arifi.

I, pyetur se përse nuk u dhanë detaje pas takimit, Arifi ka një përgjigje.

“Me siguri ka pas mospajtime për shumë pika apo se si duhet t’i qaset dialogut Kosova dhe cili duhet të jetë kompromisi për marrëveshjen finale apo ato vendimet e vështira. Por, me siguri palët kanë biseduar dhe e kanë analizuar dhe trajtuar të gjithë perspektiven e dialogut. Nuk ka pasur deklaratë për publikun sepse duhet të dëgjohet edhe pala serbe e pastaj të analizohet e gjithë çështja dhe të vijnë me propozime edhe nga Bashkimi Evropian se si duhet të përfundojë apo si e sheh Bashkimi Evropian përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi”, tha ai.

Menjëherë pas takimit, qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kurti ka ripërsëritur se finalja e dialogut duhet të jetë profitabile për qytetarët e dyja vendeve dhe që të përmbaje njohjen reciproke në qendër.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat