Eksperti i sigurisë për veriun: Pushteti dhe opozita janë duke u krekosur për meritat e tyre

Aktuale

Eksperti i sigurisë për veriun: Pushteti dhe opozita janë duke u krekosur për meritat e tyre

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 21:11
Mitrovica

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se është e pakuptimtë që në pikat e caktuara ku është interesi primar i shtetit, pushteti dhe opozita janë duke u krekosur për meritat e tyre.

Shala tha se detyra e pushtetit dhe opozitës është mbrojtja dhe integriteti territorial i Kosovës.

“Çka është e pakuptimtë që në pikat e caktuara ku është interesi primar i shtetit, si pushteti edhe opozita janë duke u krekosur për meritat e tyre. Këta janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të qeverisë Thaçi 1, 2, Mustafa, Haradinaj, Hoti, Kurti. Këta janë pjesëtarë të PK-së. Detyra e tyre primare është mbrojtja dhe integriteti territorial i Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se Qeveria edhe opozita duhet të mendojnë njëherë e përgjithmonë për mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Duke parë gjithë këtë telenovelë politike, duke i shfrytëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës është mirë edhe qeveria dhe opozita të mendojnë njëherë e përgjithmonë për të mirëqenien e pjesëtarëve të PK-së”, theksoi Shala. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat