Ambasadori përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, i është gëzuar njoftimit për investimin 2.2 miliardësh të ShBA-së në financimin e jashtëm ushtarak.
Në mesin e 16 shteteve përfituese të kësaj ndihme është edhe Kosova.
“Në pakon e mbeshtetjës së SHBA-ve për aleatët dhe partnerët edhe Republika e Kosovës” shkroi Zemaj në Facebook.
Këtë pako e ka përshëndetur edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila falendëroi senatorin Blinken, duke shtuar se kjo vetëm sa thellon bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.