Çollaku për dialogun: Nuk ka marrëveshje të re, vetëm riciklim të atyre nga 2011-a

Aktuale

Çollaku për dialogun: Nuk ka marrëveshje të re, vetëm riciklim të atyre nga 2011-a

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 00:11
Njohësi i zhvillimeve politike, Bekim Çollaku

Njohësi i zhvillimeve politike, Bekim Çollaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë mungesë minimale të vullnetit politik, për të arritur marrëveshje në dialog.

“Në këtë proces problemi është se të dy liderët, ai i Serbisë dhe lideri i Kosovës, në këtë rast kryeministri Kurti, kanë mungesë minimale të vullnetit politik, për të bërë diçka serioze në dialog”, ka thënë Çollaku në Edicionin Special.

Çollaku tha se në dialogun ku pala kosovare po udhëhiqet nga Kurti, nuk ka marrëveshje të re, por vetëm riciklim të atyre që janë arritur më 2011.

“Nuk ka dinamikë fare, ka pasur ngecje, ka pasur takime të vështira, ka pasur vetëm përplasje, nuk ka pasur marrëveshje të re, ka pasur riciklim të një marrëveshje të shkruar dhe një e pashkruar, mirëpo nuk kemi parë asnjë marrëveshje dhe asnjë përpjekje serioze për marrëveshje përfundimtare, sepse tani fokusi do të duhej të ishte te një marrëveshje përfundimtare dhe jo te riciklimi apo rihapja e marrëveshjeve që janë arritur që nga viti 2011”, deklaroi Çollaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat