Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ditët në vijim zyrtarët e kësaj partie do të dalin në teren, ku do të bisedojnë me qytetarë e biznese nëpër fshatra e qytete.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të bisedojnë për sfidat nëpër të cilat po kalojnë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen e LDK-së në adresimin e këtyre sfidave.
Postimi i tij:
Në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese. Do të dëgjojmë secilin.
Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave.
Ju presim për të dëgjuar vlerësimet, kritikat dhe propozimet e juaja.