ëshilli i Prindërve të Prishtinës përmes një komunikate për media, të shtunën ka deklaruar se nuk e përkrahin idenë që prindërit të organizojnë procesin mësimor, pasi mësimdhënësit janë në grevë.
Këshilli ka bërë thirrje që mësimi të fillojë, e nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë kanë paralajmëruar se pakënaqësitë do t’i shprehin në forma të tjera.
Këto qëndrime Këshilli i ka bërë të ditura për publik, pas një mbledhje që ka mbajtur sot lidhur me gjendjen e krijuar për shkak të grevës.
“Nga diskutimi i zhvilluar sot në mbledhje, u nxorën këtë konkluzione: Këshilli i prindërve të komunës së Prishtinës, si organ i pavarur, është thellësisht i shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor, dhe konsideron se çdo orë mësimore e humbur është e pazëvendësueshme dhe shkakton dëme të pariparueshëm për nxënësit”.
“Lusim palët e përfshira, që të arrijnë urgjentisht një marrëveshje, e cila do të mundësonte fillimin e procesit mësimor sa më parë; Deklaratat e personave, që nuk janë pjesë e Këshillit të prindërve nuk mund të paraqesin qëndrimin e këshillit, që d.m.th., se ne nuk përkrahim idenë/thirrjen, ‘se prindërit duhet të futen në shkolla dhe të mbajnë procesin mësimor’”.
“Informojmë të gjithë akterët e përfshirë , se nëse procesi mësimor nuk do të fillojë së shpejti, këshilli i prindërve të Komunës së Prishtinës do të shpreh pakënaqësitë e tij në forma të tjera, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësit që i takojnë. Fëmijët – Drita e syve tanë! Mësuesi/ja – Prindi i dytë për fëmijë!”.