Në Serbi deshifrohen porositë e emisarëve: Zgjidhje për të pagjeturit, Kosova në OKB, distancim dhe sanksione Rusisë

Aktuale

Në Serbi deshifrohen porositë e emisarëve: Zgjidhje për të pagjeturit, Kosova në OKB, distancim dhe sanksione Rusisë

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 21:47
Drejtori i Institutit për Çështje Europiane Naim Leo Beshiri

Drejtori i Institutit për Çështje Europiane Naim Leo Beshiri, ka komentuar rreth vizitës së emisarëve nga Berlini, Parisi e Brukseli në Serbi, dhe porosive që ata i kanë lënë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq.

Beshiri ka thënë se nëse Serbia del kundër partnerit të saj më të madh ekonomik (BE’së) do të ndodhet në anën e Putinit apo andej perdes që ka vendosur ai, e ku ka vetëm varfëri.

“Na takon ne të zgjedhim, e përderisa vendosim duhet ta kemi parasysh se 75 përqind e krejt prodhimit që e bëjnë bizneset në Serbi eksportohet në BE” thotë Beshiri.

Ai thekson se vetëm 4 përqind e eksportit serb shkon në Rusi, ndërsa importi është vetëm 8 përqind.

Sipas tij, porosia e dytë e Perëndimit është se lojës me marrëveshjen ligjërisht obligative i ka ardhur fundi.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës në radhë të parë është me rëndësi për marrëdhëniet Beograd -Prishtinë, por edhe për krejt Europën. Vënia e pikës dhe fillimi i procesit afatëgjatë për vendosjen e paqës ndërmjet dy vendeve të pavarura është parakusht për të dy shoqëritë. Luftëarët e viteve 90’të, dëbimi i më shumë 800 mijë shqiptarëve të Kosovës nga Millosheviqi dhe vrasja e më shumë se 10 mijë bashkëqytetarë e është çmimi të cilin sot e paguajmë me Kosovën e pavarur. Kjo është një e vërtetë e dhimbshme dhe vështirë e durueshme, por është pasojë e politikave të këqija që na kanë shtyrë në izolim dhe varfëri” ka thënë Beshiri.

“Largimi nga Rusia dhe ideologjia që vjen nga atje është punë e vështirë për Presidentin Vuciq i cili megjithatë nuk i ka në duar krejt frerët e shoqërisë sic na duket. Kremlini ka lëshuar rrënjë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe nuk do të heq dorë nga ifluenca politike pa luftë. Megjithatë, është e qartë se ardhmja e shoqërisë sonë është largimi nga Rusia, nga e cila s’kemi asnjë dobi pasi të zgjidhet çështja e Kosovës.

Beshqiri thekon se tani ka ardhur koha që Beogradi ta thotë “jo”në e dytë historike ndaj Rusisë dhe që qytetarëve të Serbisë t’u thuhet se cfarë ka bërë regjimi i viteve të 90’ta , duke i shtyrë 15 përqind të territorit të vet, siç thotë ai, dhe 20 përqind qytetarëve ta vendosn ta shpallin pavarësinë ( e Kosovës).

 “Ballafaqimi me krimet, përgjegjësia dhe të dëgjuarit e familjeve të viktimave është hapi i parë drejt zgjidhjes së nyjës kosovare, e pastaj anëtarësimi i Kosovës në OKB, vendosja e sanksioneve Rusisë dhe reformat e përshpejtuara për anëtarësim në NATO dhe BE, do të ishin rendi logjik i gjërave. Për të gjitha këto duhet shumë guxim dhe vizion, se ekziston kjo do ta shohim javëve të ardhshme” ka thënë Beshiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat