Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA, ku vdiqën rreth 3 mijë njerëz.
Ai tha se “ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë”
Krasniqi tha se frontit global kundër terrorizmit i është bashkuar edhe Kosova.
“Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova”, ka shkruar ai.