Abdixhiku: Sot kujtojmë dhe nderojmë viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Aktuale

Abdixhiku: Sot kujtojmë dhe nderojmë viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 11:37
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se sot kujtojmë dhe nderojmë viktimat e këtyre sulmeve.

“21 vjet më parë, 3 mijë jeta humbën në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Sot ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë që ndihmuan në atë kohë kur ishte e nevojshme”, ka shkruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat