Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, ku ndër tjerash është raprotuar se po synohet edhe rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti.
“Kujt me i besua: Atyne që e shohin t’ardhmën si Vanda bullgare, për rrëzimin e qeverisë, me ndihmën e Beogradit, Tiranës dhe Opozitës sonë, apo këtyne që duen mjegull si ujku? Grevistët kërkojnë rrogë të dinitetshme e opozita lidhet me dreqin e t’birin me rrëxua Qeverinë! Mjerim! Paj popullin s’e rrëxoni, e unë rrugëve ndëgjova nga populli: Albinin e duem! E Albinin e rrëzon Amerika!”, ka shkruar Lajçi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Unë vetëm po pyes
Nuk po turrem si “mazi para pelës”, ndaj mos m’gjykoni për mendimin. Veç po pyes, si njeri i rrugëve:
A duhet ti besojmë asaj që po shkruejnë portalet, (që siç po flitet, janë t’pagueme nga para të dyshimta), apo asaj që flet çarrshia?
Dhe
A duhet ti besojmë secilit që i shfrytëzon 5 minuta para kamerave, me zbrazë mosdijën e urrejtjën për tjetrin, apo asaj që ne e shohim?
Nga kush i marrin informatat, këta që parashikojnë (si Vanda), se Beogradi në kordinim me Tiranën e Opozitën kosovare, po përgaditën me përmbysë qeverinë Kurti?
Nëse asht rruga matësi ma i mirë i nji shoqnie (e kështu kam ndëgjua t’thuhet për “çarrshia po flet”),atëherë m’lejoni ti them, ato që i ndëgjova rrugëve t’Kosovës e qyteteve ku jeton diaspora, tash e dy muej tue shitë libra!
__Albinin e duem, m’thoshte ai që e blente librin dhe ai që bante foto me mua!
__Jemi t’Albinit dhe krenohemi që jemi shqiptarë, e mburremi kur na përfaqëson n’Evropë!
Tani
Kujt me i besua: Atyne që e shohin t’ardhmën si Vanda bullgare, për rrëzimin e qeverisë, me ndihmën e Beogradit, Tiranës dhe Opozitës sonë, apo këtyne që duen mjegull si ujku?
Grevistët kërkojnë rrogë të dinitetshme e opozita lidhet me dreqin e t’birin me rrëxua Qeverinë!
Mjerim!
Paj popullin s’e rrëzoni, e unë rrugëve ndëgjova nga populli: Albinin e duem!
E Albinin e rrëzon Amerika!