​Bislimi në Frankfurt: Kosova, vend i sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike

Aktuale

​Bislimi në Frankfurt: Kosova, vend i sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 19:42
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në ekspozitën e menaxhimit të investimeve në Frankfurt, ku në takime me investitorë të ndryshëm ka diskutuar mbi potencialin e Kosovës për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit dhe se po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian.

“Performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës, reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë, në renditjet botërore. Ndër hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, është dhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme”, ka thënë Bislimi.

Ai ka theksuar se reformat në fushat e politikës industriale, në statusin strategjik të investitorit, krijimin e Gjykatës Komerciale, reformimit të legjislacionit për Zonat Ekonomike dhe po ashtu mbi inovacionin, e bëjnë Kosovën një vend të sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat