Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka arsyetim që fëmijët të dënohen me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut.
Në një postim në Facebook Kusari-Lila ka reaguar ndaj lajmit se SBASHK-u ka bërë thirrje për vazhdimin e grevës.
Ajo ka bërë thirrje që fëmijët të mos shfrytëzohen si peng i kërkesave të SBASHK-ut.
Postimi i plotë:
Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyjnë fillimin e vitit të ri shkollor.
Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.
Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.
#mësimiduhettëfilloi