Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas vendimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se është e pafalshme që e drejta e fëmijëve për arsim t’i nënshtrohet refuzimit të SBASHK-ut për dialog, të ofruar nga Qeveria.
“Asnjë orë e humbur mësimi nuk mund të përligjet me barrikadime të njëanshme e të pakuptimta. Nesër është 12 shtator dhe fëmijët duhet të jenë në klasë.
Është e pafalshme që e drejta e tyre për arsim t’i nënshtrohet refuzimit të SBASHK-ut për dialog, të ofruar nga Qeveria”, shkruan Rrustemi.
Lexo edhe: SBAShK mban mbledhje të jashtëzakonshme – tregon vendimin e radhës, kjo është porosia për Qeverinë!