Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media.
Adresimi i saj para publikimit do të nis në ora 11:00.
Nuk është kumtuar tema për të cilën Haxhiu do të flas.
Por Haxhiu është kritikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) që me deklaratat e saj është duke bërë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu, më 4 shtator bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, drejtuan gishtin kah gjykatat për mos-dhënien e dënimeve të dhunuesve seksualë.
Kjo kishte bërë që Albert Zogaj nga KGjK të adresohet para mediave, duke thënë se “rasti i 11 vjeçares nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë”.
Pos kësaj, Albulena Haxhiiu ka paralajmëruar padi ndaj një qytetari për shkak të në postimi ironizues në Facebook.