Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar përsëri ndaj atyre që e kritikuan për notat në shkollë.
Ai i ka quajtur shpifje deklaratat e një personi në rrjetin social Facebook, se i njëjti ishte shokë klase me atë.
Basha ka thënë se do ta padisë qytetarin, duke u shprehur edhe me fjalë të rënda për të.
Postimi i plotë:
Ni rrugaç këtu ne Ferizaj paska shpifë e ofendu duke rrejtë që m’ka pas shok të klasës.
Kjo është e pavërtet, pra ka shpif! Rrena e tij qenka ba lajm nëpër porDHtalet e prontos.
Nesër padinë sa krytë, edhe pastaj vazhdon hanë mut ai prapë!
Përndryshe jemi mësu bre, nuk e kam problem derisa nuk kam nevojë me u fsheh prej tenderave, hajnive, e me nxerr t’zeza prej fundit t’bunarit! Kejt kanë me dal në fund!!!