Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tentim vrasjen që ndodhi mbrëmë në Lutogllava të Pejës, ku i dyshuari Xhevat Berisha plagosi me armë zjarri dhëndrin e tij.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se deri tek shtënia me armë në drejtim të viktimës, ka ardhur për motive të panjohura.
Policia njofton se është arrestuar i dyshuari derisa viktima ka pësuar lëndime.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit me karikator, një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.65 mm, dhe një pushkë automatike”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.
Por syri përmes burimeve të saj merr vesh se në fakt e gjithë ngjarja nis pasi dyshohet se Berisha, e kishte zënë gruan e tij duke e tradhtuar pikërisht me dhëndrin.
Kjo e ka nevrikosur Berishin, ku në atë moment ka vendosur t’i qëroj hesapet me armë.
Burimet bëjnë me dije se Xhavit Berisha është i njohur për organët e drejtësisë për shkak të marrjes me fajde.
Berisha ka një miqësi të kamotshme me anëtarët e PDK-së, por edhe ish udhëheqësin e saj, Hashim Thaçin.