Më 15 shtator mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor

Aktuale

Më 15 shtator mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 12:08
Mimoza Kusari-Lila

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor mbahet më 15 shtator që i bie e enjte me fillim të orës 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo këtë e deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë.

“Ndonëse nuk kishte kuorum, me dakordim të anëtarëve të kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare u dakorduam që sesioni i parë vjeshtor i Kuvendit të mblidhet më 15 shtator, ora 10:00 ditën e enjte, me mbledhjen e parë të seancës plenare dhe me rregulloren e re të Kuvendit”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat