Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se nesër Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiare vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.
Kështu thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit të Kosovë.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro’, thuhet në njoftimin.
Ngjarja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.