Profesori Blerim Latifi ka dhënë një koment lidhur me luftën që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas tij, Rusisë po i ndodh një trupnim i madh këto ditë, ku nuk është parë më parë.
Fajtor për këtë gjë, sipas Latifit është pikërisht diktatori Vladimir Putin, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Një turpnim i pashembullt po i ndodhë këto ditë Rusisë në fushëbetejat e Ukrainës. Një turpnim të tillë rusët nuk e kanë përjetu që nga koha e sulmeve mongole në mesjetë. As pushtimi francez i Napoelon Bonapartës nuk i ka turpnu kështu. As Operacioni Barbarosa i Hitlerit. Dhe këtë e kanë dhuratë nga autokrati i tyre, Vladimir Putini, që një ditë të ftohtë shkurti u nis për ta ribërë botën me metoda të një kohe të perënduar. Krejt diktatorët e ndyrë të botës shpresonin në fitorën e tij, ndërsa tash u duhet ta kuptojnë edhe njëherë se çfarë mund të bëj ëndrra e popujve për liri dhe vendosmëria e tyre për të mos u nënshtruar.