Mësimi ende nuk ka filluar. Sindikata arsimore është tash e sa ditë në grevë.
Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ka thënë se vetjma përgjegjëse për këtë situate është qeveria.
“Sikur qeveria ta kishte plotësuar kërkesën e tyre për 50 euro shtesë, që dorën në zemër është minimaliste, as edhe 100 Rrahman Jashara e sindikata, nuk do të mund t'i shtyenin në grevë. Prandaj kot po i bini në qafë Rrahman Jasharit! Nuk është ai problem”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Qeveri jepi fund grevës
Qeveria është përgjegjëse e vetme pse nuk ka filluar mësimi.
Ajo duhet ta kuptojë se nuk është problemi as te Sindikata e as te Rrahman Jashari, por te ata 20 e sa mijë mësues të cilët janë të pakënaqur me pagat që marrin.
Sikur qeveria ta kishte plotësuar kërkesën e tyre për 50 euro shtesë, që dorën në zemër është minimaliste, as edhe 100 Rrahman Jashara e sindikata, nuk do të mund t'i shtyenin në grevë. Prandaj kot po i bini në qafë Rrahman Jasharit! Nuk është ai problemi.
Nuk fiket Kosova për 50 euro shtesë për pagat e mësuesve!
Është punë e qeverisë ta garantojë fillimin e vitit shkollor e jo e sindikatës!
Jeni votuar për zgjidhje, gjejeni!