Veriu s’e njeh BSPK-në, as grevën

Aktuale

Veriu s’e njeh BSPK-në, as grevën

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Shtetin e Kosovës nuk e pranojnë, e bashkë me të Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk po e njeh as grevën e shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Puna me palë vazhdoi edhe të hënën si çdo ditë tjetër e pa telashe. Sipas kreut të administratës Mursel Ahmeti, ata nuk iu nënshtruan shprehjes së pakënaqësisë si kolegët në jug, pasi nuk bëjnë pjesë në këto organizata.

E meqë puna në veri s`u ndal për asnjë minutë, interesim për shërbime ka edhe nga jugu.

Ahmeti shton se si në Mitrovicë të Veriut edhe në tri komunat tjera veriore është i njëjti avaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat