Skender Gashi nga SBAShK-u ka thënë se pret që nesër pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, do të arrihet një marrëveshje.
“Uroj që të gjejnë mirëkuptim të dy palët. Nuk mund të paragjykoj, por uroj që të ndodhë një marrëveshje”, ka thënë Gashi në Politiko.
Më herët, Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nesër në mëngjes do të takohet Kryeministri Kurti me Këshillin Grevist të BSPK-së.