Presidentja hungareze: Vizat të hiqen sa më shpejt, me Serbinë të gjeni kompromis
Presidentja e Hungarisë, Katalina Novak, tha se shteti i saj do ta mbështes Kosovën që sa më parë të hiqen vizat.
Ajo pas takimit me presidenten Vjosa Osmani shtoi se të dyja diskutuan për sfidat si gra politikane e si nëna, por edhe për sfidat që e preokupojnë rajonin.
Sa i përket dialogut ajo tha se ky proces duhet që ët vazhdohet dhe se duhet të gjendet kompromis ndërmjet palëve.
Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.
“Është takim mes presidentësh dhe të përbëshim pozitat tona si gra. Jemi këtu edhe si nëna, është e mundur të balancosh pushtetin me të qenit nënë. Sa i përket sfidave politike diskutuam dhe nuk dua të shmang problemin e luftës në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka pasur ndikim në Kosovë dhe Hungari”.
“Do të bëjmë çdo gjë për të siguruar energjinë. Për paqen dhe sigurinë në kontinent na duhet edhe paqja. Mbështesim proceset euroatlantike. Ne duam të shfrytëzojmë këtë mundësi që ta përshpejtojmë liberalizimin e vizave dhe duam të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur”.
“…sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd duhet të vazhdohet dhe palët negocuese duhet të gjejnë terrenin e përbashkët dhe ta ruajnë paqen e këtij rajoni. Roli i tyre është të gjeni kompromis. Integrimi i Ballkanit duhet të jetë zgjidhja afatgjate”.
Osmani: Vizita e dy këshilltarëve franko-gjerman ka pasur qëllim dinamizimin e procesit të dialogut
Presidentja Osmani, ka thënë se vizita e dy këshilltarëve franko-gjerman ka pasur qëllim dinamizimin e procesit të dialogut.
Mirëpo, sipas saj, çdo zgjidhje duhet të jetë për stabilitetin dhe paqen afatgjatë. Kjo sipas Osmanit arrihet vetëm me njohje reciproke.
“Cilido nga shtetet e BE-së në procesin e Bashkimit Evropian është i mirëseardhur. Historikisht Gjermania dhe Franca kanë pasur rol të rëndësishme. Vet ardhja e tyre në Kosovë kishte qëllim dinamizimin e procesit. Ne jemi pala konstruktive në këtë proces, por çdo zgjidhje duhet të jetë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë dhe jo gjysmëzgjidhje. Pasi vetëm njohja reciproke sjell paqe afatgjatë”, tha ajo.
Pas takimit me homologen e saj hungareze, Osmani tha se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në nivel më të lart, andaj do të aplikojnë për statusin kandidat këtë vit.
“Kosova ka synim dhe vizion për përfshirje në strukturat euro-atlantike. Dua të falënderojë Hungarinë për mbështetjen. Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngriten në nivel më të lart. Andaj Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat”, tha ajo.
Ajo theksoi se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet dhe të liberalizohen vizat për Kosovën gjatë këtij vit.
“Është koha që edhe Bashkimi Evropian t’i mbajë premtimet. Kosova meriton liberalizimin e vizave gjatë këtij viti”, shtoi ajo.
Ndërsa, presidentja e Hungarisë, Katalin Novák, tha se mbështesin procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.
Ndërkohë theksoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sa i përket dialogut, ajo tha se i njëjti duhet të vazhdojë dhe palët të gjejnë zgjidhje.
Novak: Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se shteti i Kosovës mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset integruese euro-atlantike si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.
“Për stabilitetin dhe paqen në kontinent na duhet edhe paqja në këtë rajon dhe misioni i KFOR-it kontribuon në këtë drejtim dhe shpresoj që sa më shpejt edhe procesi i anëtarësimit në BE ta shërbej këtë qëllim”, tha ajo.
Presidentja e Hungarisë më tej shtoi se Hungaria mbështet integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht edhe të Kosovës.
Novak ka shprehur mbështetjen e shtetit të saj edhe për liberalizimin e vizave.
“Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha ajo.
Presidentja hungareze në Kosovë, pritet me ceremoni nga Osmani
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, sot po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.
Ajo u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ceremoni të lartë shtetërore.
Fillimisht, ajo u prit në aeroport nga kryediplomatja Donika Gërvalla.
Pas takimit në Presidencë, Osmani dhe Novak do të dalin në konferencë për media.
Presidentja hungareze qëndron në Kosovë
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, sot për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.
Ajo do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në orën 09:00.
Ceremonia e pritjes nga presidentja Osmani do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.
Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Ndryshe, Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë femër e Hungarisë me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.
Novak, 44-vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orban dhe më parë ka shërbyer si ministre e Rinisë dhe Familjes.