​IPA III, Kosova nënshkruan marrëveshjen me BE-në

Aktuale

​IPA III, Kosova nënshkruan marrëveshjen me BE-në

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 10:36
Besnik Bislimi dhe Tomas Szunyog

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.

Bislimi ka thënë programi i këtij viti mbështet një sërë fushash, për arsim, rini, energji, bujqësi dhe mjedis.

Ndërsa, ambasadorin Szunyog tha se Programi ka për qëllim të sjell zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Pas këtij nënshkrimi nisin procedurat për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat