“Armatura” e Vuçiqit, Bislimi: Nuk marr vesh nga ndërtimtaria

Aktuale

“Armatura” e Vuçiqit, Bislimi: Nuk marr vesh nga ndërtimtaria

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 10:54
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk merr shumë vesh nga fusha e ndërtimtarisë.

Ai u deklarua kështu kur sot në konferencë për media u pyet se çka është “armatura e re”  e thënë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të cilën tregoi se i është shpalosur në takimin me përfaqësues të Gjermanisë, Francës dhe emisarit Miroslav Lajçak, në Beograd të shtunën.

“Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nuk marrë vesh shumë nga armatura dhe nuk kam qenë prezent në takimin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mendoj se pyetja është drejtuar në adresë të gabuar”, ka thënë Bislimi.

Vuçiq pas takimit me përfaqësues evropianë  ka deklaruar se iu propozua një kornizë e re për dialogun, duke e quajtur figurativisht si një “armaturë e re”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat