Bislimi: Jemi konfident se liberalizimi shumë shpejt do të ketë zgjidhje finale

Aktuale

Bislimi: Jemi konfident se liberalizimi shumë shpejt do të ketë zgjidhje finale

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 10:58
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me shtetet anëtare në lidhje me liberalizimin e vizave për kosovarët.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për programin e parë financiar vjetor IPA III, Bislimi tha se janë duke i adresuar brengat që i kanë shtetet anëtare.

Zëvendëskryeministri Bislimi në këtë konferencë për media nuk u përgjigj në pyetjet tjera që nuk kanë të bëjnë me programin IPA.

“Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe jemi shumë konfident që kjo çështje shumë shpejt do të gjejë zgjidhje”, tha Bislimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat