Szunyog: Procesi integrues i Kosovës në BE, i lidhur me dialogun

Aktuale

Szunyog: Procesi integrues i Kosovës në BE, i lidhur me dialogun

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:31
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se njëri nga kushtet e Kosovës për në BE është dialogu Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Mendoj që është e qartë se procesi integrues i Kosovës për në Bashkimin Evropian është i lidhur me dialogun dhe mënyra e vetme që Kosova mund të shkojë në BE është një lloj negocimi për dakordim dhe ratifikim të marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Szunyog.

Komentet ai i bëri në një konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat