“Më ndihmo si vëlla”, Kurti zbulon bisedat me Jasharajn: Kryeministri s’bën pazare, këto janë 3 ofertat e Qeverisë

Aktuale

“Më ndihmo si vëlla”, Kurti zbulon bisedat me Jasharajn: Kryeministri s’bën pazare, këto janë 3 ofertat e Qeverisë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:56 Përditësuar në ora: 12:11 më 13.09.2022
Albin Kurti

Çka paralajmëroi Albin Kurti: S’është në pyetje arsimi, do ta merrni vesh së shpejti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është në pyetje çështja e arsimit apo të arsimtarëve, megjithatë paralajmëroi se shumë shpejt do të merret vesh se çka është në pyetje.

Shefi i qeverisë nuk dha ndonjë detaj se çfarë po dëshiron të thotë me një deklaratë të tillë.

“Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para juve”, theksoi Kurti në konferencë, teksa u pa i nevrikosur për shkak të mos-arritjes së marrëveshjes me këshillin grevist, mëngjesin e së hënës.

“Gjithsejt janë zhvilluar 30 takime, së paku 30 takime ndërmjet qeverisë dhe sindikatave. Sindikatat e filluar grevën me 25 gusht, tetë ditë pas njoftimit të MPB se ligji për paga është proceduar për konsultime paraprake. Projektligji për Pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik këtë javë. I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre. Në këtë projektligj mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Do të eliminojë pabarazitë e shumta për psikologët, sekretarët e pedagogët”, shtoi ai.

“Po shkoj në një takim urgjent”, Kurti largohet nervoz nga konferenca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, mirëpo ky takim nuk pati ndonjë sukses pasi Jasharaj tha se greva vazhdon.

Kurti në një konferencë për media, derisa foli për grevën, tha se “në ditët dhe javët në vazhdim do ta marrim vesh se çka është në pyetje”.

“Një sindikatë që  i kërkon 100 euro e i ka marrë 50 euro edhe gjithë këto shtesa rrotull, 5 për qind sivjet të brutoproduktit vendor e 4 për qind vitin e kaluar, organizon festë nuk vazhdon grevë. Por në ditët dhe javët në vijim do ta marrim vesh çka është në pyetje .Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha se do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para jush”, tha Kurti.

Më pas ai tha se do të shkojë në një takim urgjent dhe doli nga salla i nervozuar, ndërsa tha se përgjigjeve të gazetarëve do t’iu përgjigjen minsitri Murati dhe ministrja Nagavci.

Kurti: Jasharaj më tha na ndihmoni si vëlla, kryeministri s’bën pazare – këto janë 3 ofertat e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që ka mbajtur me Këshillin Grevist, ka thënë se janë zhvilluar shumë takime me Këshillin Grevist dhe se kërkesë e tyre ka qenë Projektligji i pagave.

Në një konferencë me ministrat Nagavci e Murati, Kurti ka thënë se kërkesë e SBAShK-ut ka qenë Projektligji i Pagave dhe se 100 eurot sipas tij janë kërkuar tash së voni.

“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në Dhe sot e kam takuar këshillin grevist, ku së paku 30 takime janë zhvilluar ndërmjet BSPK dhe Qeverisë, dhe kërkesë e tyre ka qenë projektligji i pagave, dhe zyra e Qeverisë këtë javë e lëshon në dëgjim publik. Mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë dhe do t’i largojë pabarazitë ndërmjet vete”, tha Kurti.

“Mbi 1 milion euro janë ndarë për disa mësimdhënës që vuajnë nga sëmundjet e rënda”, tha Kurti.

“Kërkoj që nxënësit të shkojnë shkolla dhe mësimdhënësit të kthehen në punë. Nuk është e vërtet që nuk ka pasur dialog. Në takim disa herë më thanë që të dalim nga kjo situatë edhe ju edhe ne. Si shtesë ne ua tham edhe tri gjëra për të cilat na thanë se do ta pyesin anëtarësia dhe në një deklarim për media thanë se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë ata”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rrahman Jasharaj, i ka thënë “ndihmon si vëlla”. Ai tha se duhet një zgjidhje më universale për këtë çështje.

“Si vëlla të ndihmoj privatisht, jo si kryeministër. Kryeministri nuk bën pazare”, ka thënë Kurti.

Kurti në konferencën për media tha se këshillit grevist ua ka thënë tri gjëra për të cilat ata u zotuan se do ta pyesin anëtarësinë.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë”.  

|Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.

“Më ndihmo si vëlla”, Kurti zbulon bisedat me Jasharajn: S’e di kur e pyeti anëtarësinë për grevën

Pas takimit me Këshillin Grevist të BSPK-së, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se projektligji për pagat do të dalë në dëgjim publik këtë javë.

Ai tha se në takimin e sotëm, Këshilli Grevist u ka premtuar që do të pyes anëtarësinë në lidhje me ofertën e qeverisë.

“Posa dolën nga takimi deklaruan për media që greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë? Neve na u tha në takim që do ta pyesin anëtarësinë. Dhe oferta shtesë ishte kjo: do të jenë pjesë përmbajtësore e diskutimeve publike për ligjin mbi pagat. Dhe ne atyre u dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik. Nuk e di çfarë anëtarësie është ajo që reduktohet në një telefonatë, nuk kam si të kuptoj ndryshe. Dhe ata me mua janë sjellë thuajse buxheti i Kosovës është para e imja. Më thoshin ‘na ndihmo si vëlla’, si vëlla të ndihmoj privatisht. Por ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla”, tha ai.

Kurti tha se deri më tani ka treguar gatishmëri për të zgjidhur situatën, ndërsa theksoi se nuk është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim.

“Në takim është thënë ‘kryeministër lëviz’. Mirëpo unë kam lëvizur të paktën 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave të nevojave të sindikatave dhe punëtorëve të arsimit. Andaj pikërtisht për këtë arsyje edhe një herë kërkojë që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit. Sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim, nuk është e vërtetë që nuk ka pasur dialog. Më së miri kjo gjë u pa sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut. Në takim disa herë mu tha që le të dalim prej kësaj situate edhe ju edhe ne. Unë besoj që në situatë të vështirë nuk është as SBAShK as qeveria, por arsimi. Dhe unë jam këtu që ta ndihmojë arsimin. Nuk mund të zhvillohet dialogu social me preokupim prioritar për përfaqësuesit e organizatave të cilët e zhvillojnë dialogun social”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se greva ka nisur tetë ditë pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës se Ligji për paga është proceduar për konsultime paraprake.

“Gjithsejt janë zhvilluar 30 takime, së paku 30 takime ndërmjet qeverisë dhe sindikatave. Sindikatat e filluar grevën me 25 gusht, tetë ditë pas njoftimit të MPB se ligji për paga është proceduar për konsultime paraprake. Projektligji për Pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik këtë javë. I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre. Në këtë projektligj mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Do të eliminojë pabarazitë e shumta për psikologët, sekretarët e pedagogët”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat