Konjufca shënon në librin e zisë për mbretëreshën Elizabeth II

Aktuale

Konjufca shënon në librin e zisë për mbretëreshën Elizabeth II

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:00
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në hapësirat e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka shkruar në librin e zisë për Mbretëreshën Elizabeth II.

Sipas tij, mbretëresha Elizabeth II e udhëhoqi lavdishëm kombin britanik drejt prosperitetit dhe paqes.

“Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II e udhëhoqi lavdishëm kombin britanik drejt prosperitetit dhe paqes. Por në mendimet dhe lutjet e saj ishte gjithashtu edhe Kosova.

Ajo do të përkujtohet dhe nderohet përgjithmonë! Ngushëllimet e mia të sinqerta për kombin britanik, vendeve të Komonuelthit dhe mbarë botës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat