Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot është pyetur se çka do të ndodh me orët e humbura mësimoe, përderisa SBASHK thotë se nuk do kompensohen.
‘’Dëshpëruese të thuhet se orët nuk do kompensohen. Të thuhet me kaq lehtësi, vec e vështirëson situatën. Kompetencat për caktimin e kalendarit shkollor i takojnë MASHTI. Do ta analizojmë me kujdes, dhe do ta bëjmë më të mirën që sadpopak të kompensohen dëmet që po u shkaktohen nxënësve.
Nga ana jonë do përpiqemi të arrihet maksimumi i asaj që është e arritshme. ‘’, tha ajo.
Kujtojmë që sot nuk pati marrëveshje Sindikata-Qeveri.