Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka folur pas mos-arritjes së nj marrëveshje mes sindikatave dhe qeverisë, përfaqësuesit e së cilës u takun ditën e sotme.
Sefaj tha se ata janë për marrëveshje qe adreson kërkesat e tyre, që fillon dialogun e mirëfilltë social, e ndalon grevën, fillon mësimin dhe punën në institucionet publike.
Sipas tij, mungesa e reflektimit dhe refuzimi për t’i adresuar kërkesat nga ana e qeverisë, “na len fatkeqësisht prap në grevë”.
“Ne duam zgjidhje dhe trajtim të dinjitetshem por jo lëmoshë dhe injorim”, shtoi ai në Facebook, pas konferencës për meedia që e po zhvillon ministri i Financave, Hekuran Murati.