Flet emisari gjerman, tregon a mund të aplikohet “modeli i dy Gjermanive” për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Flet emisari gjerman, tregon a mund të aplikohet “modeli i dy Gjermanive” për Kosovën dhe Serbinë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:50
Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, u pyet nëse pas zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë fshihet “modeli i dy Gjermanive” ku Kosova pranohet në OKB dhe Serbia s’e njeh atë.

Por, kësaj pyetje ai s’i dha përgjigje konkrete veçse tha se është i rëndësishëm një debat i hapur dhe i lirë.

Ai shtoi se stabiliteti në Kosovë është në interesin e të gjithëve, shkruan Tanjug.

Gjithashtu, emisari gjerman tha se do të ishte i lumtur nëse pjesët e mira të historisë së vendit të tij mund të përdoren si frymëzim për përparim dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat