Përfundon takimi Rama-Kurti, dy orë ‘kokë më kokë’ me dyer të mbyllura

Aktuale

Përfundon takimi Rama-Kurti, dy orë ‘kokë më kokë’ me dyer të mbyllura

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 17:05
Albin Kurti

Për më se dy orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’, me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Para nisjes për në Tiranë, Kurti u largua nga një konferencë e përbashkët me ministrat Murati dhe Nagavci, ku pa dhënë detaje, u shpreh:

“Mua më duhet të shkoj në një takim urgjent, por do të jem para jush edhe nesër e pasnesër”.

Nuk dihen detaje të takimit zhvilluar në mesditë në vilën 30 me dyer të mbyllura mes dy kryeministrave, ku Kurti u pa të hyjë me urgjencë./tch

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat